Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Simoni pëson golin e parë në Superiore, ja sa minuta zgjati pathyeshmëria e 17-vjeçarit

Hera e parë nuk harrohet dhe Simon Simoni do ta mbajë mend gjatë emrin e Redon Xhixhës, sulmuesit që ia doli t’i dërgojë për herë të parë topin në rrjetë, duke i shënuar golin e parë portierit të talentuar.

Gardiani 17-vjeçar i Dinamos debutoi me blutë pikërisht më 17 dhjetor në sfidën ndaj Vllaznisë dhe që atëherë nuk e ka lëshuar vendin, teksa sfida ndaj Tiranës, është e katërta për të si titullar në Abissnet Superiore.

Por pas tre ndeshjes të mbyllura me rrjetën e paprekur, kjo edhe për meritë të padiskutueshme të 17-vjeçarit, që ka bërë paraqitje mbresëlënëse, Simoni ka provuar shijen e hidhur të golit të pësuar, pikërisht në minutën e 69’ të derbit të kryeqytetit.

Plot 339 minuta ka ruajtur pathyeshmërinë Simon Simoni në debutimin absolut në Abissnet Superiore, një shifër mjaft e mirë kjo për një 17-vjeçar që shihet si një nga elementët më me perspektivë të futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...