Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sinan Idrizi: Flamurtarin e shohin si aset politik, nuk është as mish as peshk

Adminstratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i ftuar në një lidhje direkte me “Zona Gol”, ka ngritur edhe një herë problemin e mosprivatizimit të klubit të Flamurtarit, duke krijuar një situatë absurde.

“Unë kam 5 vjet që jam në pritje. Është e njëjta histori. Këta nuk e kanë seriozisht. Klubi nuk ndodhet në udhëkryq, të jeni të qartë të paktën edhe për këtë vit. Kompanitë edhe për këtë vit do të marrin përsipër financimin, por ky do të jetë viti i fundit. Është përrallë e bukur që ka kohë që dëgjoj. E shikojnë Flamurtarin si një aset politik. Nuk është çështja e kryetarit të Bashkisë, është problem më i thellë se kaq. Nëse Bashkia nuk më rikthen 470 mijë euro dhe gjen fonde për të sponsorizuar fshatra dhe klube lagjesh, kjo është një situate e ligë. Nuk është se ka diçka kundër meje. Është e thjeshtë, ose Flamurtarin ta menaxhojnë anëtarët e Këshillit Bashkiak ose ta menaxhojnë privatët. Le ta ndajnë ose ta mbajnë vetë.”

Objektivat e Flamurtarit: Skuadra me renditjen që ka nuk është as mish as peshk. Nuk shkuam në Turqi për arsye financiare. Ne duam që në arkat e klubit të kursejmë 50 mijë euro (ironike).

Danilo Alves bën plazh: Unë kam një kontratë me Danilo Alvesin. Pas pushimeve do jetë në Vlorë.

Vonesat e pagave: Ju jap lojtarëve 30 % të rrogës paradhënie. Iu kam thënë që nëse pranoni të merrni 3 rroga paradhënie duhet të pranoni edhe vonesën. Të punësuarit nuk duhet ta teprojnë me kërkesat e tyre. Ky treg ka anomali.

Futbollistët vlonjatë: Është një e metë e madhe në administrimin tim mungesa e futbollistëve vlonjatë. Unë dua të investoj në pjesën e akademisë vlonjatë. Ka talente pafund. Ky është dështimi im i madh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...