Kategoria Superiore

Sinan Idrizi: Ja si e licencova Flamurtarin, nuk largohem

Flamurtari ishte skuadra e fundit që u licencua për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore në këtë edicion. Në një intervistë për Top Channel, Sinan Idrizi, administratori i skuadrës vlonjate, tregon se si ia dolën për të përmbushur kriteret e nevojshme.

“Arritëm marrëveshje me Ministrinë e Financave, pasi ata e dinë shumë mirë që jemi e vetmja skuadër që kemi 5 vite që jemi të deklaruar dhe paguajmë një kontratë, jo 2-3, apo si të tjerët. U gjet një mirëkuptim me ata dhe federatën e futbollit dhe morëm licencimin.” .

Por si do të jetë Flamurtari i vitit të ri futbollistik?

“Mos prisni nga unë të ndërtoj skuadrën, unë jam këtu për të ndërtuar një klub. Do të kemi një buxhet 60% më pak se në vitet e shkuara dhe do të shohim çfarë do të ndodhë.”

Shpesh herë Idrizi ka përmendur edhe largimin e tij nga drejtimi i Flamurtarit, por me sa duket ligji i ri për investimin në sport i ka kthyer mendjen për të vazhduar ende financimin te skuadra vlonjate.

“Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që do mblidhnin 5000-leksha për të mbajtur Flamurtarin. Unë do të largohesha nëse s’do të kishte një ligj për financimin në sport. Kemi projekt për të bërë të gjithë qytetin aksioner të klubit, mua më interesojnë ngjyrat e Flamurtarit që është krenaria jonë, ndërkohë që ne nuk kemi qenë, jemi dhe nuk do të jemi në të ardhmen.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency