Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sinani: Ndeshje të vështira, ejani të mbështesni vajzat kuqezi

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për eliminatoret e Europianit, përballë Portugalisë dhe Finlandës, takime këto që do të zhvillohen në “Elbasan Arena”.

Trajneri i vajzave kuqezi, Vioresin Sinani doli sot në një konferencë për shtyp ku foli për gjendjen në kombëtare, shkallën e vështirësisë së këtyre sfidave dhe strategjinë për t’ia dalë me sukses.

Si po shkon grumbullimi?
Jemi grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës kundër Portugalisë dhe Finlandës të cilat janë dy skuadra të forta, që janë elitare në futbollin e femrave. Kemi nisur stërvitjen prej dy ditësh dhe po bëjmë besoj një punë të mirë, t’i përgjigjemi ndeshjes së parë ndaj Portugalisë me më të mirën tonë dhe jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë, pse jo të mos mendojmë edhe për një rezultat pozitiv. Normalisht këto janë skuadra të forta, dhe jemi në një grup të fortë, por jam i bindur se bashkë me vajzat do të bëjmë maksimumin në këto dy ndeshje.

Cilat janë pikat e forta të Shqipërisë?
Këto ekipe që kemi përballë janë të forta dhe kanë diferenca, por ajo që vlerësoj si pikë të fortë te skuadra që drejtoj është kolektiviteti. Besoj që jemi një grup mjaft i mirë, i gërshetuar edhe me vajza që luajnë në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë Shqipërie. Janë një grup vajzash që shkojnë mirë dhe stërviten me dëshirë, që luftojnë të gjitha në grup. Jam i bindur që me kolektivitet, me dashamirësi dhe më përkushtim maksimal është e vetmja armë që mund t’i përgjigjemi atyre ekipeve. Nuk kemi kualitetin e tyre por vetëm me shpirt gare dhe luftë sportive mund t’ia dalim. Jam i bindur që do dalim mirë.

Janë grumbulluar futbollistet më të mirat apo ka mungesa?
Është elementi më i mirë i mundshëm, ndonëse gjithmonë ka vend për prurje të reja. Megjithatë te vajzat është më e kufizuar baza e zgjedhjes, ndaj besoj janë më të mirat e mundshme.

Hyrja në stadium do të jetë falas…
U bëj thirrje Elbasanit dhe Shqipërisë të mbështesin vajzat sepse ato kanë nevojë shumë për përkrahjen e tyre.

Cila është strategjia e Shqipërisë, për t’ia dalë me sukses?
Me këto ekipe të forta nuk mund shkojmë në aventurë. Të mbrohemi mirë, të kemi një mesfushë me shumë forca dhe të kundërsulmojmë, pasi janë ekipe të forta dhe vetëm me kundërsulm mund t’i dëmtojmë. Do të kemi një vendosje të mirë në fushë. Jam i bindur që do të bëjmë mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...