Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sindikata e Futbollistëve “bën të lumtur” ish mesfushorin kavajas Altin Rrica

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, e drejtuar nga mbrojtësi I Kombëtares Shqiptare Andi Lila, ka bërë një akt për t’u duartrokitur, pasi i kanë dhuruar një apartament ish mesfushorit kavajas Altin Rrica, i cili pësoi një incident 20 vite më parë dhe nuk arriti të vijojë karrierën si futbollist.

Atëherë pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës, Altin Rrica ishte me klubin në Ohër për fazën përgatitore, ndërsa në një moment shkoi të hidhej në liqen për t’u freskuar, por gjatë zhytjes nuk i kishte bërë llogaritë me cektësinë.

Kjo pasi në ujë u përplas me një shkëmb dhe doli që aty pa ndjenja, ndërsa më pas megjithë përpjekjet, nuk arriti të rikuperohet dot dhe mbeti i paralizuar. Që prej asaj kohe Rrica jetonte në një apartament në Durrës, bashkë me të vëllanë dhe familjen e tij.

Por Andi Lila, i cili ishte rritur duke ndjekur Rricën në fushën e lojës me Besën e Kavajës, vuri në rend edhe ndihmën ndaj ish mesfushorit dhe bashkë me Sindikatën e Futbollistëve, kontribuan për t’i dhuruar një apartament 46-vjeçarit.

Për ta bërë edhe më emocionuese surprizën, Lila kishte zgjedhur që dhuratën Altin Rricës t’ia jepte pikërisht në emisionin “Dua të të bëj të lumtur’, në ekranin e Top Channel, aty ku mbrëmja u bë edhe më e paharrueshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...