Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic gjatë një interviste foli për merkaton dhe përforcimet të cilët dëshiron t’i marrë deri në fund të Gushtit. Ai deklaroi se drejtuesit e klubit e dinë se çfarë duhet për të përmirësuar skuadrën.
Pavarësisht kësaj, Mihajlovic theksoi se në ekip është afruar një mbrojtës qendre si N’Koulou, por duhet edhe një mesfushor, një sulmues krahu si dhe një zëvendësues për Belottin. Në fund ai riktheksoi se për të plotësuar nevojat e skuadrës duhen edhe tre përforcime.
