Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sinjal për Hysjan? Napoli transferon mbrojtësin e djathtë të Empolit

Vetëm 24 orë pas rënies në Serinë B, Empoli ka shitur njërin prej futbollistëve që kanë spikati më shumë këtë sezon. Bëhet fjalë për Giovanni Di Lorenzon, i cili do t’i bashkohet Napolit këtë verë, ndërsa marrëveshja mes palëve është arritur për shumën e 10 milionë eurove.

Mbrojtësi i djathtë italian ka spikatur me toskanët këtë sezon, teksa ka luajtur 37 ndeshje dhe ka shënuar edhe 5 gola, ndërsa ndiqej prej kohjësh nga napolitanët, por vetëm sot u arrit edhe akordi final.

Njoftimi zyrtar pritet të jepet në orët në vijim, ndërsa brenda kësaj jave, mbrojtësi do të kryejë edhe vizitat mjekësore, për të nisur më pas pushimet dhe për t’u rikthyer ne Napoli në fillim të korrikut.

Ardhja e Di Lorenzos konfirmon edhe njëherë se e ardhmja e mbrojtësit shkodran të Napolit, Elseid Hysaj, është larg bardhekaltërve, pasi aktualisht Ancelottit i bëhen 3 futbollistë në këtë repart dhe njëri pa diskutim që duhet të largohet.

Për rastësi, edhe mbrojtësi i Kombëtares kuqezi iu bashkua Napolitnë verën e 2015-ës, pasi kishte kaluar disa sezone me Empolin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...