Khvicha Kvaratskhelia po udhëheq Napolin drejt titullit kampion në Itali, duke qenë ylli i skuadrës. Gjeorgjiani po zhvillon një edicion mbresëlënës, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 11 asiste në Serie A. Por edhe dy të tjerë në Champions League.
Paraqitja e mirë me Napolin ka bërë që shumë klube në Europë të shfaqin interes për 22-vjeçarin. Agjenti i lojtarit, Mamuka Jugeli ka treguar së fundmi se gjasat janë që lojtari ofensiv të transferohet në Spanjë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, menaxheri ka treguar se vetë Kvaratskhelia nuk nxitohet për të bërë një lëvizje. Ai shtoi se lojtari e ka një ekip të preferuar. “Babai i tij dhe unë jemi me Barcelonën, por Kvara e do Real Madridin.
LEXO EDHE:
- Ish-mesfushori ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, e shtyp treni
- Rashica bind Galatasaray-n, gati oferta për Norwich
- Zyrtare/ Struga vendos për trajnerin, prezanton “ish”-in e Partizanit
- Ish-trajneri i Lushnjës i përgjigjet De Paul: Kjo Argjentina më e mirë?!
Ai është një lojtar i nivelit të lartë, mund të luajë për çdo ekip. Nëse do ta shihja me fanellën e Barçës, do të isha shumë i lumtur. Por ai është një madrilen“, pranon agjenti. Tifozët e Napolit janë të dashuruar me gjeorgjianin.
Ata kanë nisur ta krahasojnë dhe me legjendën Diego Armando Maradona, teksa e thërrasin Kvaradona. Kjo lidhur dhe me faktin që për të fundit herë Napoli ka fituar Serie A në kohën kur argjentinasi ishte pjesë e skuadrës në sezonin e largët 1989-1990.
Agjenti i lojtarit po ashtu i mbyll derën skuadrave të tjera italiane, duke theksuar se në Itali Napoli është zgjedhje e parë dhe e vetme për sulmuesin.
“Kvaratskhelia është i lumtur te Napoli, por nuk do të nxitohemi për të rinovuar. Diçka është e sigurt, në Itali ai nuk do të luajë për asnjë ekip tjetër veç Napolit“.
