Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sinjale lamtumire nga City, Bernardo Silva flet troç rreth së ardhmes

Bernardo Silva është pjesë e Manchester City prej vitit 2017, kur u transferua nga Monaco në Premier League për shumën e 50 milionë eurove. 27-vjeçari ka fituar 10 trofe me “Cityzens”, nga të cilët tre tituj kampionë në Angli.

Lojtari ofensiv shpreson të fitojë Champions League këtë sezon, trofe që ai dhe City nuk e kanë fituar kurrë më parë. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2025, por ai nuk ka ndërmend të qëndrojë kaq gjatë në ishull.

Shumë është folur për një largim të tij nga skuadra e Pep Guardiolës. La Liga spanjolle e tundon, por Bernardo Silva mund të rikthehet në shtëpi te Benfica, klub ku hodhi hapat e parë si futbollist profesionist.

Më mungon shumë Portugalia. Nëse do të më krijohet mundësia të rikthehem pas një ose dy vitesh, do kthehesha pa e menduar dy herë. Jo vetëm që do të doja të luaja përsëri me Benfican, por edhe prej faktit që më mungon shumë familja dhe Portugalia”, deklaroi lojtari luzitan.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...