Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Sinner gati për Olimpiadën: Kam kontribuar për sportin e Tenisit

Fans wave an Italian flag as Jannik Sinner, of Italy, acknowledges the crowd after defeating Daniil Medvedev, of Russia, in a semifinal match at the Miami Open tennis tournament, Friday, March 29, 2024, in Miami Gardens, Fla. (AP Photo/Lynne Sladky)

Jannik Sinner foli në prag të turneut të ardhshëm “ATP” i cili do të zhvillohet në Montecarlo. Emocionet e eventit në Principatë kanë nisur dhe tenisti italian dëshiron që të vazhdojë me rezultatet e mira. Pavarësisht fushave që cilësohen të vështira për terrenin, Sinner kërkon të lërë gjurmë në këtë turne.

Lexo edhe: 

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Jannik ka shprehur mendimin e tij edhe për kandidimin e tij të mundshëm si lojtar i përfaqësueses italiane për Olimpiadën e Parisit:

Lojërat Olimpike luhen çdo katër vjet dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse dua të jem pjesë. Jam i vetëdijshëm se kam kontribuar për ta bërë tenisin më popullor, por ne kemi Slams, Finale dhe Davis. Olimpiada është një turne i rëndësishëm, por mbetet i tillë. Për sportistët e tjerë, Lojërat Olimpike janë kulmi i një pune 4-vjeçare. Më kujtohet një intervistë me Bolt: ai tha se ishte përgatitur për katër vjet për një garë që zgjat më pak se 10 sekonda. Nëse më ftojnë për në Paris, do ta merrja në konsideratë”– përfundoi deklaratën e tij Jannik Sinner.

Turneu “ATP Montecarlo” është eventi i radhës i tenisit që platforma SuperSport i ofron të gjithë sportdashësve së bashku me shumë sporte të tjera plot adrenalinë.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....