Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Sinner kërkon suksesin dhe paralajmëron rivalët në Wimbledon: Në Londër fitoj unë

Jannik Sinner po shijon suksesin e të qenurit numri 1 i botës, por tenisti italian sheh përtej euforisë së momentit dhe kërkon vazhdimësinë e këtij statusi edhe në në Slam-in e ardhshëm të “Wimbledon”. Sinner është i qartë përsa i përket objektivit të tij, teksa synon që të jetë gati edhe më herët se të tjerët:

“Është e qartë që objektivi im është të jem fitues në Londër. Jam shumë i lumtur që në këto kohë kam luajtur disa ndeshje që më kanë ndihmuar të jem në formën time më të mirë. Kam luajtur edhe sfida dyshe gjithashtu. Javën e ardhshme nis menjëherë përgatitjet për turneun e Wimbledon. Përveç stërvitjes do t’i dedikoj kohë edhe palestrës, për të pasur sa më shumë energji në këtë kompeticion”-deklaroi Sinner.

Lexo edhe:

Turneu i Wimbledon do të nisë më datë 1 korrik dhe do të zgjasë për gati 2 javë. Tenistët më të mirë botërorë do të jenë prezent në këtë turne përfshirë edhe spanjollin Carlos Alcaraz. Dyshimi i vetëm i pjesëmarrjes së Novak Djokovic duket se po qartësohet, me tenistin serb që po rimerr veten dhe pritet të jetë i gatshëm për një nga eventet më të rëndësishëm të këtij sporti.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....