Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Sinner në formë perfekte para Wimbledon, fiton “ATP Halle” dhe siguron numrin 1 të botës

Është momenti i Jannik Sinner. Tenisti italian ia doli të triumfojë edhe në turneun e fundit parapërgatitës “ATP” për Slam-in e radhës, Wimbledon.

Sinner arriti të mposhtë në finale polakun Hubert Hurkacz me rezultatin 2-0 (7-6, 7-6). Një ndeshje e fortë që zgjati për gati 2 orë pa tenistët që luftonin për çdo pikë. Në fund, fati i buzëqeshi numrit 1 të botës, me Sinner që rikonfirmohet pretendenti kryesor për turneun e “Wimbledon” dhe kësisoj rivali për t’u mundur.

Lexo edhe:

Pas kësaj finaleje, Sinner mori një lajm shumë të mirë në nisje të eventit më të madh të verës. Jannik do të vazhdojë të jetë numri 1 i botës edhe pas Wimbledon. Një gjë e tillë e bën Sinner edhe me më shumë motiv, pasi nuk do të ketë presionin e rivalëve për t’i marrë vendin e parë.

Pas ndeshjes, tenisti nga Tiroli i Jugut nuk e fshehu entuziazmin dhe deklaroi se në Londër kërkon të jetë fitues:

Sfidë e vështirë, fitore fantastike dhe ndjenjë shumë e mirë. Tani fillon “Wimbledon”, mezi po pres, kam luajtur mirë duke arritur gjysmëfinalet, të shohim këtë vit. Ka shumë pak diferenca nga turneu në turne, shpresoj për një kompeticion të mirë nga ana ime dhe të jem fitues”- u shpreh 22-vjeçari.

Slami i Wimbledon do të nisë më datë 1 korrik dhe do të mbërthejë të apasionuarit pas tenisit deri më datë 14 korrik, me finalen e madhe në Londër.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....