Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sinqeriteti i Hazard: Situatë absurde, ndoqa shembullin e Kroos

Eden Hazard ka surprizuar në një prononcim për shtypin belg. Lojtari i Realit të Madridit, deklaroi se nuk dëshironte të luante me Belgjikën në Botërorin e Katarit për t’i dhënë më shumë hapësira të rinjve.

Megjithatë, lojtari i klubit spanjoll ishte pjesë e “Djajve të Kuq” në Kupën e Botës. Më pas u tërhoq nga Belgjika, fanellën e së cilës e veshi 126 herë. 32-vjeçari shpjegon arsyet e tërheqjes dhe tregon momentin se kur e kishte marrë këtë vendim.

E dija që pas Kupës së Botës do të ndahesha me Kombëtaren. Ky vendim nuk ka të bëjë aspak me performancën në Katar. Sigurisht që është për të të ardhur keq për mënyrën se si erdhi, por vendimin e kisha marrë paraprakisht.

LEXO EDHE:

Ishte koha për t’u ndalur. Fillimisht fillova të mendoja për tërheqjen nga Kombëtarja pas Euro 2020. Bëra më të mirën për të qenë në formë pas dëmtimit në kyçin e këmbës. Por, fatkeqësisht, unë nuk munda të luaja në çerekfinalen me Italinë, fakt që ndikoi shumë tek unë.

Gjithashtu te Reali i Madridit unë luaj me Toni Kroos. Ai u largua nga kombëtarja gjermane dy vite më parë dhe më tha se tani shpenzon më shumë kohë me familjen. Ndërkohë, djem të rinj u afruan me Kombëtaren. Të mos luaj me Realin, pastaj të ftohem nga Belgjika dhe të luaj futboll, kjo gjë nuk më pëlqen.

Brezi i ri meriton të luajë”, u shpreh Hazard, i cili nuk po kalon një moment të mirë. Këtë sezon numëron vetëm tri paraqitje për Realin e Madridit në La Liga, me Ancelottin që preferon të tjerë lojtarë në ofensivën e “Los Blancos”.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...