Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sinqeriteti i interistit: Nuk isha ai që klubi donte të blinte…

Robin Gosens ishte një “raketë” tek Atalanta. Gjermani vraponte pafund, shënonte dhe dhuronte asiste. Në janarin e vitit të kaluar u transferua tek Interi, por aventura zikaltër nuk po shkon ashtu siç e kishte dëshiruar.

Unë nuk isha ai që Interi shpresonte të të blinte”, deklaroi 28-vjeçari në një prononcim për shtypin gjerman. Gosens ka humbur edhe Kombëtaren, por beson se do të rikthehet sërish pjesë e Gjermanisë.

Lexo edhe: 

Më duhet të rifitoj postin tim te kombëtarja gjermane, pasi absolutisht që dua të marr pjesë në Euro 2024. Nuk ia dola të luaja në Botërorin e Katarit. Ishte pika më e ulët e karrierës sime”.

Anësori i majtë komenton edhe dëmtimet e shumta që ka pësuar. “Jam një lojtar që jetoj me fizikun tim dhe nuk ia dola të rikthehem në formë për një kohë të gjatë.

Arrija vonë në duelet ndaj kundërshtarëve. Shkaktoja faull ose nuk ia dilja të rikuperoja topin. Gabim transferimi tek Interi? Absolutisht jo, unë luaj në një nga klubet më të mëdha në Europë”, theksoi Gosens.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...