Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sinqeriteti i partneres së Gundoganit që sikletosi Pep Guardiolën

Majin e kaluar futbollisti turko-gjerman i City-t, Ilkay Gündogan, konfirmoi në rrjetet sociale se ishte martuar me modelen dhe prezantuesen italiane, Sara Arfaoui, në Kopenhagë. Tani, partnerja e  e tij e re ka shkaktuar një debat të fortë në qytetin e Mançesterit, pasi, sipas saj, nuk ka restorante që ia vlejnë.

E pyetur nga ndjekësit e saj se cili ishte restoranti më i mirë i qytetit, ajo u përgjigj: “Më falni, jam e trishtuar, por duhet të jem e sinqertë, nuk ka asnjë. Jam përpjekur të gjej një restorant të mirë, por ushqimi është i tmerrshëm kudo. Nuk mund të gjej një restorant të vërtetë italian, as sushi të mirë apo thjesht ushqim të freskët… kudo është i ngrirë. Restorantet këtu janë të fokusuar në fitimin e parave nga pijet sesa të ofrojnë ushqim cilësor. Ndoshta në Londër mund të gjesh, por jo në Mançester. Më vjen keq”, u shpreh bashkëshortja e “yllit” të Manchester City.

Kritiku i njohur u ushqimit në Angli, Jay Rayner tha se “ky është një këndvështrim qesharak. Mançesteri është i mbushur me restorante të shkëlqyera të pavarura. Është një perlë e vërtetë për t’u ngrënë dhe komente të tilla në kohë vështirësish ekonomike nuk i ndihmojnë bizneset që luftojnë për të përballuar jetesën”.

27-vjeçarja ka tentuar të mbrohet nga këto kritika. “Kam provuar restorantet më të mira këtu, por për mua bëjnë, nuk mund të gënjej. Fatkeqësisht, jam mësuar me Italinë, kështu që mund ta imagjinoni se është e vështirë të bëhet një krahasim. Mançesteri është një qytet i madh, me njerëz të mrekullueshëm, por jo për restorante”, u shpreh italiania.

Një opinion që, duke qenë personazh publik, ndikon në imazhin gastronomik të qytetit dhe që nuk do t’i ketë pëlqyer aspak Pep Guardiolës, trajnerit të bashkëshortit të saj. Tekniku i Manchester City është bashkëpronar i “Tast”, një restorant i specializuar në kuzhinën katalane, që hapi dyert në vitin 2018.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...