Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sinqeriteti i presidentit të Torontos: Zbulon si e pikasi Insigne, ishte i pari në listë

Klubi i Torontos në Kanada ka bërë një goditje vërtet të bujshme në merkaton e janarit duke qenë se ia ka dalë të sigurojë për sezonin e ardhshëm me parametër zero shërbimet e Lorenzo Insigne.

Sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, ndërsa do të përfitojë edhe një pagë faraonike prej 11.5 milionë eurosh ndërsa në bazë të paraqitjeve personale kësaj shumë mund t’i shtohen edhe 4.5 milionë euro të tjera. Sakaq, presidenti i Torontos, Bill Maning ka qenë tejet i sinqertë kur është pyetur se si  e pikasi që 31-vjeçari ishte në skadencë kontrate me Napolin.

“Në të vërtetë, verën e kaluar kam parë listën e Transfermarkt dhe kërkova lojtarët e kombëtares së Italisë e cila sapo ishte shpallur kampione e Europës. Kërkova të shihja për lojtarët që ishin në skadencë kontrate, Insigne ishte një nga të paktët që përmbushte këto kritere. Shënova me një listë lojtarët e nivelit botëror dhe Insigne ishte i pari në këtë listë. Do të jetë një futbollist të cilin njerëzit do ta duan shumë”, u shpreh Maning.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...