Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sion humb, stoli i Tramezzanit në rrezik

Sioni i Tramezzanit u mposht sot 0-1 nga Young Boys dhe tani stoli i ish ndihmësit të De Biasit është sërish në rrezik. Skuadra zvicerane nuk e kishte nisur aspak mirë sezonin, por fitorja në mesjavë, ndaj Luganos në transfertë, kishte sjellë qetësi në ambientin e klubit.

Javën e kaluar, Sion u eliminua nga Kupa e Zvicrës dhe presidenti i klubit vuri gishtin te trajneri italian, si përgjegjësi për rezultatet e dobëta dhe theksoi se nëse situata nuk ndryshon, do të detyrohet të marrë masa. Ende nuk dihet nëse presidenti i Sion do t’i japë sërish mundësin ish ndihmësit të De Biasit, të rikthejë ekipin në rrugën e duhur, apo do të vendosë ta largojë.

Tramezzani mori drejtimin e Sion në merkaton e verës, pas një gjysmë sezoni shumë të mirë nën drejtimin e Luganos, në gjashtë muajt e parë të vitit. Krahas shumë emrave të afruar në merkato, tekniku italian preferoi të ketë nën urdhrat e tij edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Lenjani dhe Kukeli.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...