Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sir Alex Ferguson del nga koma, komunikon me familjarët

Lajm i mirë nga Anglia për shëndetin e Sir Alex Ferguson. Tabloidët anglezë njoftojnë këtë të martë se ish-trajneri legjendar i Manchester Unites ka dalë nga koma dhe ka dhënë sinjale përmirësimi disa ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në tru, për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Nga informacionet që vijnë nga Anglia mësohet se 76-vjeçari ka mundur madje edhe të komunikojë me familjarët e tij, lajm që gëzon pa masë të gjithë komunitetin e futbollit, që pret me padurim shërimin e skocezit. Mjekët janë optimistë për periudhën pas operacionit, madje janë shprehur të bindur në rikuperimin e plotë të shëndetit të Ferguson.

Një nga trajnerët më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit u godit nga hemorragjia cerebrale kur ishte në banesën e tij, ndërsa të shtunën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Royal Hospital në Salford, që ishte e nevojshme për t’i shpëtuar jetën. Pavarësisht optimizmit që kanë mjekët për shëndetin e Fergusonit, atij do t’i duhet një periudhe e gjatë për t’u kthyer në shëndet të plotë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...