Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sirena angleze për Calhanoglu, Newcastle pranë “gjigantit” ukrainas

Hakan Calhanoglu është në planet e Interit për të ardhmen. Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur. Gjithsesi ka klube që mendojnë se kanë shanse ta joshin mesfushorin turk. Leeds United po monitoron situatën e tij, madje sipas mediave britanike ka bërë edhe hapa konkretë. Raportohet se anglezët janë në kontakt me agjentin, duke konfirmuar zyrtarisht interesimin e tyre për shërbimet e mesfushorit. Futbollisti 29-vjeçar, me fanellën e Interit këtë sezon ka regjistruar 3 gola e 6 asiste në të gjitha garat. Zikaltrit duhet të rinovojnë me të ose ta shesin në verë.

Jamaal Lascelles është kthyer në një rezervë te Newcastle. Qendërmbrojtësi, i cili është në kontratë deri në verën e vitit 2024, mund të kërkojë një aventurë të re për të marrë minuta. “Qymyrxhinjtë” po i marrin masat që tani dhe po shikojnë për opsione të ndryshme në treg. Newcastle po mendon të blejë Max Kilman nga Wolves. Shtatlarti me origjinë nga Ukraina është titullar tek “Ujqit”. Në dy sezonet e fundit ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij. Bardhezinjtë duhet të bëjnë ofertën e duhur për mbrojtësin, që ka edhe tri vite kontratë.

Lexo edhe:

Arthur Melo mund të rikthehet në Brazil. Mesfushori nuk ia ka dalë të kthehet në një yll në Europë, edhe pse Barcelona shpenzoi për të 31 milionë euro te Gremio. Më pas mori 76 milionë euro nga Juventusi. Një transferim i dyshimtë kur bëhet fjalë për vlerat, por Arthur as te bardhezinjtë nuk u bë dot i rëndësishëm. Së fundmi ai është i huazuar te Liverpool në Angli, por shanset që të kthehet të luajë sërish në Torino janë të pakta. Në skenë për të kanë dalë dy klube të Serie A në Brazil. Gremio synon ta rikthejë në skuadër mesfushorin, i cili kërkohet edhe nga Palmeiras.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...