Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sirena angleze për Sanchez, klubi i njohur nis negociatat me Interin

Rafael Benitez u ka kërkuar drejtuesve të Evertonit të bëjnë një sforcim për të sjellë një tjetër sulmues në skuadër gjatë merkatos së janarit dhe emri i përzgjedhur nga trajneri spanjoll është ai i kilenit Alexis Sanchez.

Ky i fundit ka përfunduar i katërti në hierarkinë e sulmuesve te Interi dhe nuk është aspak i lumtur me zikaltrit, ashtu siç e ka bërë të qartë edhe publikisht nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale disa ditë më parë.

Sanchez ka kontratë deri në verën e 2023-shit me Interi, por zikaltrit janë gati ta lënë të lirë kundrejt një shifre simbolike, pasi paga e tij është vërtetë e lartë, rreth 6.5 milionë euro në sezon dhe te Interi do të kursenin më shumë se 15 milionë euro bruto në një vit e gjysmë kontratë që u ka mbetur.

Nga ana tjetër te Everton e shohin sulmuesin si të duhurin për të shtuar eksperiencë dhe cilësi në një ekip që po provon të ngjitet mes më të mirëve, por që nuk po ia del pavarësisht investimeve të rëndësishme në vitet e fundit.

Pas 8 javëve të para të kampionatit, Evertoni ia ka dalë të marrë 14 pikë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 8, me 5 pikë larg kreut të renditjes, që momentalisht mbahet nga Chelsea.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...