Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Sirena” angleze për talentin e Juventus, bardhezinjtë dorëzohen për 40 milionë euro

Juventusi i këtij sezoni është duke i dhënë një shans më shumë të rinjve dhe një nga talentët me më shumë pritshmëri në shtëpinë bardhezi është turku Kenan Yildiz. Trajneri Massimiliano Allegri i ka dhuruar disa minuta në ndeshjet e Serie A ndërsa lojtari i datëlindjes 2005 ka fituar edhe grumbullimin me kombëtaren e Turqisë, madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Para pak kohësh, torinezët i rinovuan kontratën deri në vitin 2027, megjithatë ofertat dhe interesi nga klubet e tjera europiane nuk ndalet. Sipas mediave italiane, Arsenal pritet të bëjë një ofertë zyrtare për Yildiz në merkaton e janarit. Juventus mund të lëkundet nëse anglezët i ofrojnë një shifër mes 35-40 milionë euro dhe ta lejojnë fantazistin të largohet me destinacion Premier Leaguen.

Lexo edhe:

Kujtojmë se në verë për Yildiz pati disa oferta zyrtare nga klubet turke si Fenerbahce, Besiktas dhe Galatasaray që ofruan deri në 12 milionë euro. Por, Juventus refuzoi, po ashtu edhe vetë Yildiz që kërkon të aktivizohet në një kampionat prestigjioz dhe Premier League mund të jetë mundësia ideale për talentin 18-vjeçar.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...