Francë

“Sirena” franceze për Cavani-n, sulmuesi pranë rikthimit në Ligue 1

Edinson Cavani është ende në kërkim të një skuadre për sezonin e ri, ndërsa në horizont, së fundmi, për sulmuesin janë ndezur “sirena” franceze.

Nice, ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe mes palëve ka optimizim.

Ajo për të cilën po diskutohet është paga e Cavani-t, ndërsa francezët kanë propozuar një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe me një vit shtesë.

Cavani është lojtar i lirë dhe në këtë merkato ka pasur disa oferta, ndërsa Nice kërkon ta bindë ish-in e Manchester United me projektin ambicioz që klubi ka nisur që edicionin e kaluar.

Edinson Cavani e njeh shumë mirë kampionatin francez, pasi kaloi shtatë sezone te PSG.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency