Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sirena merkatoje për Brojën, e kërkon një tjetër klub londinez

The Athletic: Ky është momenti i Brojës!
The Athletic: Ky është momenti i Brojës!

Armando Broja rikthehet sërish në qendër të merkatos. Londinezët e Fulham kanë piketuar sulmuesin kuqezi si përforcimin e duhur për janarin, në mënyrë që të mbyllin boshllëkun e krijuar nga largimi i serbit Mitrovic.

Skuadra e drejtuar nga Marco Silva ka shënuar vetëm 13 gola në po kaq ndeshje në Premier League dhe sheh te Broja sulmuesin e duhur që do të sjellë golat dhe do të ndihmojë skuadrën në objektivin e saj, mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Fulhami e kërkon Brojën në huazim deri në fund të sezonit, teksa fati i sulmuesit kuqezi do të varet edhe nga ajo që do të arrijë të tregojë në fushën e lojës deri në janar, kur edhe do të hapet dritarja e transferimeve.

Lexo edhe:

  1. Çmime të arsyeshme, Ballkani ka një thirrje për tifozët shqiptarë
  2. Sylvinho “sms” FSHF-së për kontratën: Dua të çoj Shqipërinë në Kupën e Botës
  3. “Grabitje, vendim i neveritshëm”, penalltia e PSG-së tërbon anglezët
  4. Ndalet edhe Thiaw, dëmtohen 5 nga 6 qendërmbrojtësit e Milanit

Broja ka vuajtur jo pak dëmtimet, megjithatë te Chelsea i besojnë maksimalisht dhe duan t’i japin kohën dhe hapësirat e nevojshme për të treguar cilësitë e tij.

Gjithsesi, nëse në merkaton e janarit do të arrijnë të marrin një tjetër sulmues, atëherë mund t’i hapin derën huazimit të Brojës, në mënyrë që të luajë rregullisht dhe të rigjejë formën më të mirë.

Vlen të theksohet se Broja ka luajtur i huazuar në Premier League edhe në sezonin 2021-2022, ku veshi fanellën e Southampton dhe shënoi 9 gola, duke u shndërruar në një pikë mjaft të rëndësishme të skuadrës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...