Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sirena spanjolle për Joao Marion, Betis gati të paguajë çmimin e portugezit

Lokomotiva e Moskës refuzoi të blejë kartonin e mesfushorit portugez Joao Mario nga Interi, ndërsa futbollisit tani ndodhet me pushime, por në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, që është e sigurt se do jetë larg Milanos.

Kjo pasi portugezi nuk bën më pjesë në planet e Contes dhe për këtë arsye Interi po mundohet t’i gjejë një tjetër sistemim, ndërsa së fundi në garë janë shtuar disa skuadra spanjolle, që kanë nisur kontaktet me zikaltrit.

Më e interesuara duket Betis, me trajnerin Maurizio Pellegrini që ka kërkuar portugezin si një nga lojtarët bazë të projektit të tij të ri me klubin, ndërsa Interi do të ishte gati të hiqte dorë për një shifër prej 15 milionë eurosh.

Edhe Celta Vigo e Olympique Marseille kanë kërkuar informacione për Joao Marion, por asnjëra prej këtyre të dyjave nuk është gati të paguajë për kartonin e tij, pasi e kanë kërkuar në huazim.

Vetë futbollisti, në një intervistë të dhënë disa ditë më parë për mediat portugeze pati deklaruar se preferon një transferim në kampionatin spanjoll, në ndonjë skuadër që t’i garantojë minuta në fushë, pasi nuk dëshiron të humbë Europianin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...