Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Sirena” zvicerane për Hakajn, e kërkon Lugano

Partizani e largoi si të panevojshëm, por Esin Hakaj përmbylli një sezon fantastik me Teutën, duke qenë një nga talentet më premtues të Kategorisë Superiore. Shkodrani dha një kontribut të çmuar që Teuta t’ia dalë të mbijetojë në Superiore, ndërsa meritoi edhe ftesën nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Hakaj është nën kontratë me Teutën, por ditët e fundit drejtuesit e klubit durrsak dhe përfaqësuesi i lojtarit kanë qenë në bisedime me Luganon. Emisarë të klubit zviceran, pasi kanë vëzhguar ish lojtarin e Partizanit, kanë dhënë “ok” e tyre për nisjen e bisedimeve.

Vetë futbollisti është plotësisht gati për një aventurë të re në ligën helvete, teksa edhe klubi i Teutës kërkon të përfitojë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e kartonit të 21-vjeçarit shkodran.

Lugano ka një përvojë pozitive me futbollistët shqiptar, duke qenë se tek skuadra bardhezi u aktivizua për dy vite edhe Armando Sadiku. Për momentin palët po bisedojnë dhe nuk është arritur marrëveshja, por ekziston vullneti për ta mbyllur me sukses. Nëse gjithçka konkretizohet me fund të lumtur, atëherë do të ishte një hap mjaft i rëndësishëm përpara, në karrierën e Esin Hakajt.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...