Futboll

Sistemi VAR në Shqipëri, nis prezantimi i teknologjisë

Është zhvilluar seminari i parë për sistemin VAR (Video Assistant Referee), i cili është planifikuar të implementohet në kampionatin e Kategorisë Superiore duke filluar nga sezoni 2021-2022.
Në këtë aktivitet, që u zhvillua në datat 22-23 shtator 2020 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ishin pjesëmarrës arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët).
Lektorët e këtij seminari ishin Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS që do të bëjë të mundur implementimin e sistemit dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA, i cili për arsye të situatës së pandemisë nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht, por leksionin e tij e prezantoi përmes video-konferencës.
Në ditën e parë objekti i seminarit ishte prezantimi për arbitrat i teknologjisë, që është diçka e re për pjesëmarrësit dhe kërkon njohuri në përdorimin e saj.
Në ditën e dytë, instruktori i FIFA-s shpjegoi të gjithë protokollin e sistemit VAR në vendimmarrjet në fushë, gjë të cilën e bëri më të kuptueshme me atë të situatave reale gjatë ndeshjeve të kompeticioneve të FIFA-s, por edhe me anë të pyetësorëve të ndryshëm, përmbajtja e të cilëve ishte e shprehur qartë në protokollin e sistemit VAR, tashmë i përfshirë zyrtarisht në Rregulloren e Lojës.
Pas përfundimit të protokollit të VAR-it arbitrat/asistentët filluan praktikën përballë pajisjes së VAR simulatorit, duke bërë të mundur marrjen e njohurive të para rreth funksionimit dhe vendimmarrjes me anë të teknologjisë.
Ky trajnim do të pasohet nga shumë të tjerë deri në momentin e certifikimit të personave, të cilët do të bëjnë të mundur përdorimin e këtij sistemi në edicionin 2021 – 2022. Në komunitetin e futbollit shqiptar, Enea Jorgji është i certifikuar si arbitër VAR ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çoka janë certifikuar si AVAR me kurset që ato kanë bërë në dy vitet e fundit pranë UEFA-s.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency