Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sistemi VAR nuk i ka shmangur gabimet, në Angli ka pakënaqësi

Në Angli nuk janë të kënaqur plotësisht për përdorimin e teknologjisë në futboll. Shefi i arbitrave në kampionatin më të fortë të futbollit në planet e pranoi se nga sistemi VAR pritej më shumë mbi korrigjimin e gabimeve këtë sezon.

Mike Riley, një ish-arbitër i njohur në Premier League dhe në kompeticionet e UEFA-s, tha se të paktën 4 gabime të rëndësishme në ndeshjet e zhvilluara kishin kushtëzuar sfidat.

Dizenjatori i gjyqtarëve në Angli tha se në këto javë të zhvilluara, sistemi VAR duhej të ishte më efikas. Të paktën dy penallti të dukshme duhej të ishin dhënë në favor të Manchester City-t dhe West Hamit, ndërsa në një tjetër rast, një gol i skuadrës së New Castle duhej të anulohej për pozicion jashtë loje.

Mike Riley, në një seminar me arbitrat u kujtoi atyre se edhe në raste të tjera kartoni i kuq duhej dhënë menjëherë, si në veprimin e mesfushorit të Leicester City-t, Jouri Tielemans, në 31 gusht.

“Nëse analizojmë të gjitha sfidat, janë marrë në konsideratë 227 raste në Premier League dhe nga të gjitha këto raste kemi ndryshuar 6 vendime fillestare, por duhej të kishim bërë më shumë. Kjo tregon që loja në Angli duhet të bazohet më shumë te arbitrat”, – tha ish-gjyqtari i FIFA-s.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...