Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Situata doli nga kontrolli, më shihnin si një personazh negativ”, Djokovic nuk e harron janarin e kaluar

Këtë vit në Australian Open pritet që Novak Djokovic të marrë pjesë rregullisht, madje është një nga lojtarët me më shumë potencial për të triumfuar në Grand Slam-in e parë të vitit. Megjithatë, në janarin e kaluar, u zhvillua një skenar tërësisht i ndryshëm me serbin që nuk u lejua të bëhej pjesë e turneut për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19.

Në këtë formë, mes tij dhe shtetit australian nisi një betejë ligjore që kulmoi me dëbimin e Djokovic nga Australia. Së fundmi, Nole është rikthyer të flasë për periudhën e vjetshme teksa shpjegoi se situata doli nga kontrolli dhe ai u shndërrua në personazhin negativ të historisë.

“Unë udhëtova në Australi me dokumentacionin e duhur. Kisha një dokument se isha rast përjashtimor dhe këtë e kisha të faktuar nga një panel i pavarur doktorësh, unë thjesht ndoqa rregullat. Doja shumë të qëndroja dhe të luaja tenis, por në një moment çmenduria u bë shumë e madhe dhe më pas dëshira e vetme ishte të rikthesha në shtëpi.

Qëndrova për shumë javë në shtëpi dhe nuk kisha dëshirë për të lëvizur. Shpresova që kjo histori të qetësohej shpejt dhe ashtu ndodhi, por gjurmët e saj janë ende aty”, u shpreh Djokovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...