Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Situata e krijuar nga koronavirusi, shtyhet afati për licencimin e klubeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot të gjithë klubet, se për shkak të situatës së krijuar me përhapjen me shpejtësi të koronavirusit, UEFA ka shtyrë afatin e licencimit të klubeve që pretendojnë të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Kështu afati i parë ishte përcaktuar deri më 31 mars, ndërsa tani është shtyrë deri më 30 prill, me qëllim që klubet të kenë mundësi të përgatisin më mirë dhe më saktë dokumentacionin e nevojshëm.

Të gjithë klubet që aspirojnë të marrin pjesë në Kupat e Europës, përveçse duhet ta arrijnë këtë në renditjen e kampionatit, duhet të marrin edhe licencën nga UEFA, që lidhet me plotësimin e disa kushteve paraprake.

Të gjithë klubet e Kategorisë Superiore që duan të licencohet për një vend në Kupat e Europës, do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin në FSHF deri më 30 prill dhe më pas të shpresojnë që të fitojnë të drejtën për të luajtur në kupat europiane nëpërmjet renditjes apo triumfit në Kupën e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...