Drejtori Sportiv i Interit, Walter Sabatini ka marrë në mbrojtje pronarin kinez të Interit, Suning Group, që ditët e fundit ka përfunduar në qendër të akuzave për mungesë investimesh.
Në një intervistë, Sabatini ka theksuar se përgjegjësia është e profesionistëve që punojnë te Interi dhe deri diku e Fair Play-t Financiar, ndërsa vlerësoi edhe trajnerin Luciano Spalletti, si më të mirin.
“Është e gabuar dhe e pandershme që të merresh me Suning në këto momente. Nuk është aspak faji i tyre për këtë situatë, por i profesionistëve që punojmë për këtë klub. Duke lënë mënjanë Fair Play-n Financiar, që na ka penguar, të gjithë të tjerët nuk kanë bërë si duhet punën e tyre. Unë personalisht kamë një ndjenjë shumë të madhe përgjegjësie, por Spalletti mbetet më i miri. Muajin e ardhshëm do të udhëtoj drejt Kinës, ku do të jap llogari për punën time para shoqërisë, por mbi të gjitha edhe për hir të klubit zikaltër”, u shpreh Sabatini.