Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Situata në veri të Kosovës, Rumania pa tifozë në “Fadil Vokrri”?

Më 16 qershor, Kosova e pret Rumaninë në “Fadil Vokrri” në sfidën kualifikuese të Euro 2024, që i përket Grupit I. Mediet në Rumani shkruajnë se Federata e Futbollit të këtij vendi po mendon të mos lejojë që tifozët rumunë të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës.

Arsyeja është politike: Rumania nuk e njeh Kosovën. Madje, kur u hodh shorti, u hodh në diskutim ideja që ndeshjet me Kosovën të bojkotoheshin.

Nga kjo ide, aspak realiste, u hoq dorë shpejt, por tani që në veriun e Kosovës ka zhvillime të rëndësishme (incidente mes serbëve, policisë së Kosovës dhe KFOR-it), po shqyrtohet mundësia që tifozët rumunë të mos e përkrahin skuadrën e tyre në “Fadil Vokrri”.

Kështu shkruan mediumi rumun, “Agerpres.ro”. Presidenti i Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu ka deklaruar të martën në një konferencë për shtyp se është i brengosur për situatën në Veri të Kosovës.

Burleanu është shprehur se siguria e tifozëve është primare dhe për këtë arsye do të shqyrtohen disa skenarë.

Lexo edhe:

“Që në momentin e parë kur këto incidente ndodhën në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, kemi krijuar një grup pune nga federata jonë. Ne jemi në kontakt të afërt me zyrën e Rumanisë në Prishtinë, me federatën lokale të futbollit dhe me UEFA-n.

Duke marrë parasysh informacionet që kemi, mund të konstatojmë se nuk ka rrezik për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në Prishtinë. Por ne kemi një shqetësim për sigurinë e tifozëve tanë, që do të udhëtojnë në Prishtinë.

Për këtë kërkoj nga tifozët që të përcjellin kanalet zyrtare të Federatës sonë, ku do t’i publikojmë të gjitha informacionet që i kemi. Ne kujdesemi që siguria e tifozëve tanë të mos rrezikohet. Ky është synimi ynë”.

 

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...