Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Situatë e rënduar tek United, Mourinho i pakënaqur dhe në “luftë” me Pogba

Atmosfera tek Manchester United është në gjendjen më të rëndë, që kur Sir Alex Ferguson la klubin. Jose Mourinho është në presion shumë të lartë për të marrë rezultate pozitive, pas humbjes me Brighton 3-2 javën e kaluar, e humbjes së kontrollit të grupit.

Sipas mediave angleze, Paul Pogba është “në luftë” me portugezin, ndërkohë që vetë trajneri nuk ka marrëdhëniet më të mira as me zëvendës-presidentin e klubit, Ed Woodward.

Mourinho është i zhgënjyer për merkaton e vakët që drejtuesit kanë bërë, ku blerjet e vetme ishin ato të Fred dhe Dalot. E pavarësisht tensioneve që kanë kapur majën, familja Glazer dhe bordi drejtues nuk do ta heqin Mourinhon, pasi do të detyroheshin t’i jepnin ish-trajnerit të Chelsea e Inter një kompensim prej 50 milionë paundësh.

Aktualisht vlera e lojtarëve të skuadrës nga Manchester, kap shifrën e 700 milionë paundëve, e drejtuesit mendojnë se Mourinho duhet të marrë më të mirën nga grupi që ka në dispozicion.

Ditën e hënë United do të ndeshet me Tottenham, ku një fitore do të qetësonte disi situatën e krijuar. E ndërkohë, emri i Zinedine Zidane vazhdon të përflitet akoma më shumë, në rast shkarkimi të “Special One”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...