Premier League

Situatë emergjente prej COVID-19 te Aston Villa, shtyhet edhe sfida ndaj Everton!

Aston Villa–Everton bëhet ndeshja e radhës në kalendar që shtyhet në Premiership. Fillimisht “villans” duhet të luanin në mesjavë me Tottenham-in në Londër, por drejtuesit e Premier League-s ndryshuan kalendarin duke iu mundësuar “luanëve nga Birminghami” një tjetër ditë pushimi në kampionatin anglez. Për rrjedhojë “gjelat” e Jose Mourinho-s u ndeshën të mërkurën në mbrëmje me Fulham-in dhe u mendua se skuadra e dejtuar nga trajneri Dean Smith do të respektonte duelin e radhës me Evertonin. Me sa kuptohet situata është përkeqësuar dhe klubi nga Birminghami ka kërkuar më shumë kohë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Newcastle United ishte pikërisht klubi i parë që shtyu një ndeshje në edicionin e sivjetshëm të kampionatit anglez, për arsye të përshkallëzimit të situatës së pandemisë së koronavirusit në fillimin e muajit ta kaluar. Më datën 4 dhjetor krerët e Premier League-s pranuan shtyrjen e ndeshjes së “magpies” pikërisht përballë Aston Villa-s, sidoqoftë javën e kaluar “villans” u shtrënguan për të zbritur në fushën e lojës përballë Liverpulit skuadrën e të rinjve.

Një situatë e përsëritur një vit më parë, kur të kuqtë ishin të impenjuar në kupën e botës për klube dhe Klopp u shtrëngua për të rreshtuar përballë Vilës pikërisht ekipin e të rinjve në fazën cerekfinale të Kupës së Ligës. Javën e kaluar situata në klub u përkeqësua ndjeshëm dhe drejtuesit u detyruan për të mbyllur Qendrën Stërvitore të enjten e shkuar. Sipas një komunikate të Premier League-s një numër I konsiderueshëm I lojtarëve dhe pjestarëve të tjerë të stafit të Aston Vilës vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje izolimi dhe për rrjedhojë krerët e ligës kanë rënë dakord për të pranuar kërkesën e “luanëve” për të shtyrë duelin me Evertonin, që duhej të zhvillohej të dielën në mesditë në orën 13:00 në Stadiumin Villa Park. Aston Villa ndërkohë duhet të luajë me Manchester Ciotyn të mërkurë. Ndeshje kjo që fillimisht ishte programuar për tu luajtur në fundjavën hapëse të sezonit, por që u shty për shkak të avancimit të Citizens në Championsin e sezonit të kaluar.  Një nga ndeshjet e tjera të paprambetura për ta, ajo në shtëpinë e Njukasëll që u shty nga data e luajtjes në 4 dhjetor për shkak të shpërthimit të koronavirus te Magpies,është riprogramuar për të shtunën e 24 janarit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency