Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Situatë surreale, sulmuesi polak dëmtohet duke festuar, probleme edhe për Lewandowskin

Polonia mund të jetë në emergjencë totale në prag të finaleve të Europianit. Pas sulmuesit të Juventusit, Milk, mbrëmjen e kësaj të hënë, në miqësoren me Turqinë, janë dëmtuar Lewandowski dhe Swiderski.

Një situatë e vështirë për polakët vetëm gjashtë ditë para debutimit të tyre në kompeticionin më të lartë kontinental kundër Holandës.

Ajo që ndodhi me Karol Swiderskin është e pabesueshme. Sulmuesi i Veronas, në fakt, zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, duke shfrytëzuar një asistim të Lewandowskit, por më pas e lëndoi veten pak çaste më vonë teksa po festonte.

Swiderski u nis me vrap drejt flamurit dhe, pasi rrëshqiti në gjunjë, u ngrit dhe ra keq. Ai ka mbështetur në mënyrë të panatyrshme kyçin e këmbës dhe menjëherë ka lënë përshtypjen e një lëndimi jashtëzakonisht të rëndë.

Swiderskit iu dha menjëherë ndihma e parë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk mund ta vazhdonte ndeshjen, duke u zëvendësuar nga Piatek.

Ajo që ndodhi pak pas gjysmë ore ishte surreale. Lewandowski, pa dyshim njeriu më përfaqësues i Polonisë, u rrëzua përtokë dhe kërkoi zëvendësimin.

Lexo edhe:

Qendërsulmuesi i Barcelonës arriti të largohej nga fusha në këmbë dhe sapo mbërriti në stol, një qese akulli iu vendos në këmbën e djathtë.

Është e vështirë të thuash nëse Lewandowski u largua si masë paraprake apo jo, e sigurt është se në momentin që ai ndaloi, stadiumi ra në heshtje të plotë.

Ndeshja kundër Turqisë ishte ndeshja e fundit testuese e Polonisë para Euro 2024. Skuadra polake do të rikthehet në fushë më 16 qershor për t’u përballur me Holandën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Polonia është vendosur në një grup D ku përfshihen edhe Austria dhe Franca. Pa dyshim që pa Milik (tashmë i është nënshtruar operacionit), Swiderskin dhe Lewandowskin shanset e tyre për të kaluar në raundin tjetër do të reduktoheshin në mënyrë drastike.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...