Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sivasspori i varur nga Rey Manaj, sulmuesi “kuqezi” shkon në kuotën e 18 golave sezonal

Rey Manaj është pa diskutim lideri i Sivasspor këtë edicion. Sulmuesi lushnjar ka shënuar 18 gola në kampionat, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit. Në total Sivasspor ka realizuar 41 gola, por 42.9 përqind mbajnë firmën e Manajt.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në 13 nga 15 ndeshjet kur ka shënuar, Sivasspor ka arritur që të mos dalë duarbosh, duke dëshmuar se ekipi është i varur nga Manaj. Në 7 ndeshje, Manaj i ka dhënë fitoren skuadrës, duke shënuar golin e vetëm ose golin e fitores.

Lexo edhe: 

Shifra të frikshme që e konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të Manajt gjatë këtij sezoni. 27-vjeçari synon që të bindë trajnerin Sylvinho për t’i bërë vend në kampionatin europian që do të luhet gjatë kësaj vere. Tashmë që trajneri brazilian do të marrë me vete 26 lojtarë me vete, shtuar këtu dhe formën mjaft të mirë që po kalon, mundësitë që Manaj të ftohet nga tekniku i “kuqezinjve” janë rritur ndjeshëm.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....