Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“S’jam si miliarderi i Chelsea”, presidenti i Lyonit ndërron mendje dhe shkarkon trajnerin

Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen e katërt radhazi, por nuk jam këtu për të bërë revolucion. Unë nuk jam miliarder si ai që shkarkon njeriun që fitoi Champions League”, deklaroi disa ditë më parë Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyonit, i cili thumboi pronarin e ri të Chelsea kur u pyet nëse Peter Bosz rrezikonte postin.

Gjithsesi, fjalët nuk kanë vlerë në futboll, skuadra franceze nuk ia doli të fitojë as ndaj Toulouse në shtëpi (1-1) dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin holandez, i cili mbante postin e trajnerit të Lyonit prej majit të vitit të kaluar.

14 pikë në 10 javë kampionat, vendi i shtatë në renditje dhe vetëm një pikë e fituar në pesë takimet e fundit në Ligue 1. Lyoni ndodhet në krizë dhe Aulas ka vendosur të bëjë një ndryshim në stol, duke shkarkuar Bosz.

Klubi francez kreu një merkato shumë të mirë në verë. Në skuadër u rikthyen emra si Alexandre Lacazette dhe Corentin Tolisso, por rezultatet po mungojnë dhe në kushte të tilla ndryshimi në pankinë është i paevitueshëm.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....