Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Sjellje e papranueshme, gjuhë e dënueshme”, Chelsea proteston ndaj tifozëve të United

Chelsea dhe Manchester United ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Minutat e fundit ishin të mbushura me emocione. Jorginho ktheu në gol penalltinë e fituar nga Armando Broja dhe kaloi vendasit në avantazh (87’), por ekipi i Ten Hag reagoi dhe evitoi humbjen falë golit me kokë të Casemiros (90+4’).

 

Në “Stamford Bridge” nuk munguan koret homofobike, me klubin londinez që ka dënuar veprimin e tifozëve nëpërmjet një komunikate zyrtare, aty ku theksohet: “Chelsea e konsideron krejtësisht të papranueshme çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe dënon gjuhën e përdorur.

 

Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën për përfshirjen e komunitetit LGBT në sport. Këtë vit ne po edukojmë, festojmë, komunikojmë dhe motivojmë aleancën dhe aksionin për lojtarët, punonjësit, tifozët dhe shoqërinë tonë”, lexohet në postimin e Chelsea.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...