Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“S’jemi të pathyeshëm”, Haaland mesazh Interit dhe Guardiolës

Erling Haaland shpreson dhe beson te fitimi i Champions League, trofe që ai dhe Manchester City nuk e kanë fituar kurrë më parë.

Skuadra angleze do të përballet me Interin në finalen e madhe të Stambollit (10 qershor), përballje ku City niset si favorit.

Por, finalet janë finale dhe bomberi norvegjez e di mirë se zikaltrit e Simone Inzaghit nuk duhen nënvlerësuar aspak.

Ne besojmë te fitimi i Champions League. Do të bëjmë gjithçka për të realizuar ëndrrën tonë. Ne nuk ndihemi të pathyeshëm, por skuadra ime është e mbushur me lojtarë të rëndësishëm.

Lexo edhe:

Pastaj është Pep Guardiola. Për mua është nder të stërvitem prej tij. Ai na i bën gjërat shumë të thjeshta dhe gjithmonë ia dalim të zhvillojmë një futboll të bukur”, u shpreh Haaland.

22-vjeçari po shkëlqen në sezonin e parë në ishull. Haaland kryeson renditjen e golashënuesve në Premier League (36 gola), teksa gjatë këtij edicioni ka realizuar plot 52 gola deri tani në të gjithë kompeticionet.

Përpara finales së Champions League, Manchester City do të luajë një tjetër finale. Atë ndaj Manchester United në FA Cup. Derbi do të zhvillohet më 3 qershor në “Wembley” dhe do të transmetohet në SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...