Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

S’ka “frymëmarrje” për Kosovën, nis përgatitjet për Burkina Fason

Kombëtarja e Kosovës e nisi këtë vit kalendarik me një fitore me vlera kundër Madagaskarit në miqësoren e zhvilluar në Francë. Trajneri Bernard Challandes, që shënoi edhe debutimin e tij në stolin e përfaqësueses më të re europiane, nuk preferoi të bëntë pushim, por nisi menjëherë punën në kuadër të takimit tjetër testues kundër Burkina Fasos, që do të luhet ditën e martë.

Në fushën stërvitore, në periferi të Parisit, janë stërvitur ata futbollistë të cilët nuk patën shumë minuta në duelin ndaj Madagaskarit, ndër ta Milot Rashica, Atdhe Nuhiu e Arbër Zeneli.

Seanca zgjati rreth 45 minuta, ku tekniku zvicëran ishte gjatë gjithë kohës i përqendruar dhe aktiv për të përçuar idetë e tij te futbollistët, një pjesë e të cilëve ka gjasa që të zbresin në fushë si titullarë përballë kombëtares afrikane.

Në anën tjetër, lojtarët që u aktivizuan më shumë kundër Madagaskarit qëndruan në hotel, ku zhvilluan një seancë të lehtë me fokus rikuperimin muskulor, për të qenë sa më të freskët në kuadër të sfidës që do të luhet ditën e martë, në orën 19:00. Autori i golit të fitores me Madagaskarin, Edon Zhegrova, është i vetmi që ka shfaqur një shqetësim fizik, por nuk ka asgjë serioze sipas stafit mjekësor. Talenti 18-vjeçar i Genkut pritet të jetë në dispozicion të trajnerit që në stërvitjen e radhës.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...