Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

S’ka frymëmarrje për Superioren, java e dytë nis me Tirana-Teuta

Kalendar i ngjeshur për Kategorinë Superiore që në start. Ekipet e elitës së futbollit shqiptar do të zbresin sërish në fushë vetëm pak ditë nga java e parë, ndërsa fundjavën e ardhshme do të luajnë sfidat e javës së tretë, para ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtares.

Java e dytë e Superligës do të luhet e ndarë në dy ditë, sipas programit të zyrtarizuar nga ana e FSHF-së, të martën dhe të mërkurën. Pas suksesit bindës ndaj Luftëtarit që në start, Tirana do të kërkojë një tjetër fitore ndaj një rivali të kalueshëm në letër. Bardheblutë do të luajnë me Teutën, në stadiumin “Selman Stërmasi”, të martën, në orën 19:00.

Kategoria superiore prezanton të mërkurën 4 sfidat e mbetura. Flamurtari dhe Kukësi do të përballen mes tyre në stadiumin e Vlorës, në orën 19:00, me bregdetarët në nevojë për pikë.

Në po të njëjtën ditë, më herët, në orën 16:00, Laçi do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Partizani, kampion në fuqi, luan në fushën e Luftëtarit. “Demat e kuq” janë favoritë edhe në Qytetin e Gurtë, jo vetëm prej diferencës në organikë, por gjithashtu prej problemeve të ekipit gjirokastrit.

Vllaznia ndërkohë do të luajë në Ballsh ndaj Bylisit, por në kontrast me sfidën ndaj Laçit, këtë herë do të sfidohen mes tyre dy debutues, që vijnë nga Kategoria e Parë.

 

 E martë

Tirana –Teuta (19:00)

E mërkurë

Bylis – Vllaznia (16:00)

Laci – Skënderbeu (16:00)

Luftëtari – Partizani (16:00)

Flamurtari – Kukësi (19:00)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...