Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“S’ka kuptim të vazhdosh kur vuan”, Ibra: Jemi si ushtarë, tërheqja më tremb

Zlatan Ibrahimovic nuk ka vendosur akoma për të ardhmen. Bomberi suedez është i përqendruar te Milani, ekip me të cilin është afër fitimit të titullit. Kuqezinjtë u shpallën për herë të fundit kampionë Italie në vitin 2011. Si atëherë edhe sot, Zlatan ishte pjesë e Milanit.

Skuadra po punon fort, po bëjmë sakrifica të mëdha për të realizuar objektivat tona. Skuadra është akoma e re, po po rritet, djemtë po krijojnë eksperiencë. Ndodhemi në krye të renditjes, duhet të japim më të mirën tonë dhe të qëndrojmë të fokusuar në atë që duhet të bëjmë”.

Ibra mbush 41 vjeç në tetor, fiziku i tij nuk është më i dikurshmi, teksa për ESPN pranon se ndjen frikë kur nis e mendon për tërheqjen. “Po luaj shumë afër portës kundërshtare, duke u përpjekur të shënoj sa më shumë gola. Kam pak frikë kur mendoj fundin. Çfarë do të bëj nëse tërhiqem nga futbolli?

Padyshim që duhet të ndihem mirë fizikisht për të vijuar të luaj. Duhet të jem në gjendje ta bëj këtë, pastaj ka shumë rëndësi që të vazhdoj të argëtohem në fushë. Ama, nuk ka kuptim të vazhdosh të luash nëse vuan shumë… Është më mirë të jesh realist dhe t’i thuash vetes: ‘Boll, mjafton me kaq’.

Dhe më pas të nisësh një kapitull të ri, por në kokën time nuk ekziston ende një gjë e tillë. Nëse do filloja të mendoja për tërheqjen, unë nuk do të isha më në gjendje të ndihmojë shokët e ekipit dhe të vazhdoja të bëja atë që dua të bëj. Futbollistët ndjekin çdo ditë të njëjtin program.

Ne jemi si ushtarë, kështu ndodh prej 25 vitesh. E di që jam afër fundit, por jo ende”, deklaron Ibra, i cili dëshiron që gjithë atë që ka mësuar nga karriera e jashtëzakonshme kërkon ta përdorë për të ndihmuar Milanin dhe shokët e ekipit.

Sa më i madh të jesh, aq më shumë eksperiencë ke. Kam mësuar shumë nga shokët e ekipit dhe trajnerët me të cilët kam punuar. Në moshën time është momenti të jap diçka për të tjerët. Ka shumë lojtarë të rinj në dhomat tona të zhveshjes. Unë mundohem t’i ndihmoj të gjithë dhe të jem lider në stilin tim, brenda dhe jashtë fushës.

Kur jam në fushë përpiqem t’i ndihmoj sa më shumë, por vazhdoj t’i mbështes edhe jashtë fushave. Sigurisht që vuaj kur nuk luaj. Acarohem, pasi jam një tip të cilit i pëlqen të luajë çdo ndeshje. Unë i dashuroj sfidat, adrenalina që përjetoj kur zbres në fushë është e pabesueshme”, përfundoi Zlatan Ibrahimovic, shumë afër titullit të 13-të kampion në karrierë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...