Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

S’ka më dilema, Perisic i Bayernit, të mërkurën në stërvitje

Ivan Perisic transferohet te Bajerni i Mynihut. Prej ditësh flitej për një kalim të mundshëm të futbollistit kroat në radhët e klubit bavarez, por tani gjithçka merr formë zyrtare dhe lajmi madje konfirmohet nga vetë tabloidi Tz, Tageszeitung, me seli pikërisht në qytetin e Mynihut.

Dy klubet arritën më në fund marrëveshjen dhe në fillimin e javës së ardhshme 30-vjeçari nga Spliti pritet që të kompletojë edhe vizitat e zakonshme mjekësore, për të firmosur më pas edhe kontratën me drejtuesit e klubit të famshëm gjerman, ndërsa ditën e mërkurë me shumë gjasa futbollisti i përfaqësueses kroate do të kryejë edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re.

Një transferim i kërkuar me insistim nga drejtuesit e Bayernit, sidomos pas dëmtimit të rëndë të 23-vjeçarit Leroy Sane në fillimin e takimit Manchester City – Liverpool në Community Shield. Shkalla e rëndë e dëmtimit, që në mënyrë të kuptueshme pritet ta mbajë për shumë kohë jashtë fushave të lojës futbollistin e City-t, bëri që drejtuesit e klubit bavarez të kthenin shikimin drejt lojtarit të Interit.

Bëhet fjalë për një transferim në formë huazimi nga klubi zikaltër, për vlerën e 5 milionë eurove, natyrisht me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për një shumë të fiksuar në shifrën e 25 milionë eurove. Sezonin e kaluar Niko Kovac e udhëhoqi Bayernin drejt fitimit të Superkupës, Kampionatit si dhe Kupës së Gjermanisë, megjithatë pas largimit të dy veteranëve Robben e Ribery, alternativat e vetme në ekip për trajnerin kroat mbetën Gnabry dhe Coman, e për rrjedhojë 47-vjeçari kërkoi që në fillim të merkatos pikërisht bashkëkombësin e tij, të cilin e ka stërvitur gjithashtu edhe në periudhën 2013-15, kur drejtonte përfaqësuesen e vendit të tij.

Ivan Perisic u kërkua për shumë kohë edhe nga Manchester United, ndërkaq pas emërimit të Antonio Conte-s në krye të Interit u kuptua qartë që për lojtarin e krahut nuk do të kishte shumë hapësira në dispozicion. Kështu Ivan Perisic kthehet pas katër vjetësh në Gjermani, ku 30-vjeçari ka luajtur për dy edicione në Bundesligë me Borusian e Dortmundit si dhe për dy sezone të tjera me fanellën e Wolfsburgut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...