Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

S’ka më dyshime, Luka Jovic zyrtarisht i Realit

Luka Jovic është zyrtarisht futbollist i Realit të Madridit. Sulmuesi i lindur në Bijeljina, Bosnjë Hercegovinë, ka firmosur kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”. Eintrachti i Frankfurtit, që zotëronte kartonin e futbollistit, do të përfitojë 60 milionë euro.

Në fakt, 30% e kësaj shumë do të shkojë në arkat e Benficas, që vetëm pak ditë më parë kishte arritur marrëveshjen me Eintrachtin, që e kishte huazuar me të drejtë blerjeje, opsion i ushtruar nga gjermanët.

Zidane merr nën urdhrat e tij sulmuesit që kërkonte me ngulm në kuadër  të projektit të tij të dytë në krye të Realit. Është vetëm 21 vjeç, por gjatë këtij sezoni me Eintrachtin ka arritur të shënojë 27 gola.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...