Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“S’ka shanse të largohet”, Salihamidzic “blindon” të pakënaqurin e Bayernit

Bayern Munchen siguroi verën e vitit të kaluar me parametra zero shërbimet e Noussair Mazraoui, marokenin e dalë nga akademia e Ajaksit. Aty ku mbërriti kur ishte vetëm 8 vjeç.

25-vjeçari mund të mbulojë disa pozicione në fushë: duke nisur nga krahët e prapavijës e deri te roli i qendërmesfushorit.

Por, Mazraoui nuk ka përfituar shumë hapësira në sezonin e parë me rekordmenët e futbollit gjerman. Edhe pse e nisi mirë.

Lexo edhe:

Jam i zhgënjyer me situatën time. Para Kupës së Botës isha titullar. Ndodhem në formë, por nuk po marr minuta. Unë nuk jam tashmë as një opsion i dytë apo i tretë”, deklaroi lojtari gjatë muajit të kaluar.

Shumë klube të njohura janë gati t’ia “rrëmbejnë” Bayernit lojtarin e kombëtares marokene, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Me anë të një deklarate të prerë pas fitores 6-0 ndaj Schalke 04, Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayernit, u shpreh: “Noussair nuk largohet, ai do të qëndrojë me ne”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...