Janë zhvilluar sot 6 ndeshje të vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë, ndërsa nuk ka pasur asnjë rezultat surprizë. Kështu Sevilja ka arritur të fitojë 0-3 në Cartagena, ndërsa Barcelona ka regjistruar të njëjtin rezultat në Murcia.
Fitore minimale ka marrë edhe Alavesi i De Biasit, 0-1 ndaj Getafes, ndërsa Valencia ka mposhtur 0-2 Zaragozën. Skuadra që mbyll renditjen në Primera Division-in, Malaga është mposhtur 2-1 nga Numancia, ndërsa po me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Betis, ndaj Cadizit.
Nesër dhe të enjten do të luhen ndeshjet e tjera të Kupës së Mbretit, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 29 nëntor.