Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

S’ka të interesuar, Bashkia Kukës nuk shet dot aksionet e klubit të futbollit

Bashkua e Kukësit nuk ka arritur që të shesë përqindjen e aksioneve që ajo zotëron në Klubin e Futbollit tw Kukwsit për shkak se në fazën e parë nuk është paraqitur asnjë ofertë konkrete për të blerë 12.5% të aksioneve. Edhe pse prej tri javësh ishte hapur ankandi, asnjë biznesmen nuk ka shfaqur interes konkret për t’u bërë aksionar në klubin verilindor dhe rrjedhimisht tashmë do të nisë faza e dytë me pritjen e ofertave për të kaluar më pas te vlerësimi dhe procedurat për kalimin e aksioneve nga pushteti lokal në privat.

Studio-auditi, që ishte ngarkuar nga Bashkia Kukës e ka vlerësuar me 6.5 milionë lekë të rinj përqindjen e aksioneve që zotëron bashkia. Pas miratimit të ligjit të sportit, nuk do të lejohet që pushteti lokal apo instancat shtetërore të zotërojnë përqindje në klubet sportive, duke i kthyer në shoqëri aksionare ose në pronë të privatit. Mbetet për t’u parë nëse në raundin e dytë do të ketë të interesuar për të marrë 12.5% të klubit të Kukësit. 87.5% aksioneve aktualisht zotërohen nga Lavdrim Gjici.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...