Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skandal trukimesh në Belgjikë, arrestohet trajneri i Club Brugge

Shpërthen çështja “Calciopoli” në Belgjikë. Ku të inkriminuar janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege. Me pak fjalë indiciet për trukimin e ndeshjeve janë reale, me prokurorinë që ka nisur menjëherë hetimet për trukime, korruspion dhe riciklim parash.

Sipas burimeve belge është arrestuar një prej figurave të rëndësishme të futbollit vendas sic përkon të jetë trajneri kroat i Brugge Ivan Leko, i cili është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij. Duke konfirmuar kështu aludimet paraprake të mediave. Mbi këtë rast është prononcuar edhe presidenti i klubit Bart Verhaeghe, i cili deklaron se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se e vërteta do të dalë duke ndarë të pafajshmit nga të fajshmit. Operacioni i quajtur. Duar të pastra sheh tashmë të arrestuar edhe agjentët Dejan Veljkovic dhe Mogi Bayat. Federata Belge e Futbollit ka dalë më një komunikatë për shtyp ku ndër të tjera thuhet se çeshtja është mjaft shqetësuese dhe dëmtuese për imazhin ndërkombëtar të futbollit belg. Jemi në pritje të përfundimeve me të cilat do të dalin organet kompetente,përfundon komunikata.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...