Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Skandali/ 15-vjeçarja pozitive në testin antidoping, Russia ka fshehur rezultatin

Rusia u rikthye sërish në qendër të vëmendjes për çështjen e dopingut, pas konfirmimit të rezultateve të patinatores Kamila Valieva. 15-vjeçarja nga Kazani përfaqëson sportisten më të re të Olimpiadës së 24-t Dimërore, megjithatë situata ndërlikohet ndjeshëm tani, jo vetëm për të, por gjithashtu edhe për Komitetin Olimpik Rus pas daljes në dritë të një testi pozitiv, të kryer që dy muaj më parë.

Për hir të së ëvrtetës Kamila Valieva zbriti në Pekin me pritshmëri vërtet shumë të larta e me statusin e një “ylli”, pa filluar ende garat dhe në fakt adoleshentja nga Tataristani ndihmoi menjëherë Rusinë për të fituar medaljen e artë në konkurrimin ekipor. Ditën e hënë Valieva hyri në librat e rekordeve të patinazhit, si e para femër në historinë e olimpiadave që në provën e saj ia doli mbanë për të arritur katër rrotullime gjatë kërcimit. Gjithçka ndryshoi shpejt ditën e martë dhe pikërisht përpara ceremonisë së dhënies së medaljeve mediat zbuluan se patinatorja e re ruse kishte rezultuar pozitive në fundin e vitit të kaluar.

Në fakt, Valieva ka rezultuar pozitive në analizat e kryera në Shën Petërsburg, gjatë kampionatit kombëtar rus të patinazhit. Bëhet fjalë për trimetazidine, një substancë që përdoret gjerësisht për të parandaluar problemet anginale. Një medikament që është përfshirë në kategorinë e substancave që influencojnë hormonet dhe metabolizmin e trupit. Agjencia Botërore e Anti – Dopingut WADA e ka futur një medikament të tillë në listën e substancave të ndaluara që në vitin 2015, pasi shërben si stimulant dhe rasti i parë i regjistruar është pikërisht ai i notarit të famshëm Sun Yang, që tetë vjet më parë u skualifikua për një periudhë 3-mujore nga Federata Kineze e Notit.

Trimetazidina është klasifikuar si një modulator i metabolizmit kardiak, substancë që është vërtetuar se përmirëson efikasitetin fizik. Tani në mënyrë të pritshme do të nisë një betejë e ashpër nëpërmjet apelimit të çështjes dhe ky rast pritet që të shkojë në Lozanë, në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin. I pyetur në lidhje me këtë ç’ështje zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams deklaroi se krerët e KON-it kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të rastit Valieva. Ky rast ka ndërlikuar ndjeshëm edhe shpërndarjen e medaljeve sa i përket garës ekipore të patinazhit artistik. Shtetet e Bashkuara në përfundimin e asaj gare u pozicionuan në vendin e dytë, Japonia u rendit në pozicionin e tretë, ndërsa skuadra kanadeze e mbylli konkurrimin jashtë podiumit, në vendin e katërt.

Në krahun tjetër ka folur gjithashtu edhe zëdhënësi i Komitetit Olimpik Rus, i cili ka këmbëngulur se do të ndërmerren gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat apo të drejtat e pjesëtarëve të ekipit që përfaqëson Komitetin Olimpik Rus, duke ruajtur për më tepër imazhin e seleksionit të këtij vendi, për një medalje të artë olimpike të fituar në mënyrën më të ndershme të mundshme.

Drejtuesit e Agjencisë Ruse të Anti – Dopingut Rusada deklaruan ditën e premte se janë duke hetuar njerëzit më të ngushtë të stafit që kujdeset për patinatoren Kamila Valieva, për të kuptuar edhe rrethanat që kanë çuar në një shkelje të tillë të rregullave të antidopingut. Nga sa mësohet, Gjykata e Arbitrazhit për Sportin do ta shqyrtojë me urgjencë rastin e Valievës përpara të martës së ardhshme, pra datës 15 shkurt, kur në fakt 15-vjeçarja nga Kazani duhet të zbresë në pistën e akullit për të konkurruar në garën individuale të patinazhit artistik.

Presidenti i Komitetit Olimpik Rus, Stanislav Pozdnyakov, tha për Agjencinë e Lajmeve Taas se periudha e gjatë në kohë nga 25 dhjetori deri më datën 8 shkurt ngre dyshime të mëdha dhe 48-vjeçari shtoi madje se ai ka një seri pyetjesh në lidhje me procedurën e ndjekur. Siç dihet, çdo sportist i këtij vendi garon me flamurin e Komitetit Olimpik Rus, ngaqë në vitin 2019 Rusia u pezullua nga WADA për dy vjet për influencën e drejtuesve të lartë të vetë shtetit dhe sponsorizimin e një projekti të veçantë të përdorimit të substancave të ndaluara. Nga data 17 dhjetor e 2020 deri më 17 dhjetorin e vitit 2022 asnjë sportist nuk lejohet të përfaqësojë Rusinë në Olimpiadë, në Lojërat Paralimpike apo qoftë edhe në kampionatet botërore. Dënimi fillestar ishte katër vjet, por u reduktua në thjesht dy vjet nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportin.

Kurioz është fakti se testi i Valievës i 25 dhjetorit të kaluar iu dërgua Agjencisë Botërore të Anti – Dopingut në Suedi, më saktë në Stockholm. Adoleshentja mori pjesë në kampionatin evropian që u zhvillua në janar në Tallinn të Estonisë, ku patinatorja 15-vjeçare shkëlqeu duke merituar medaljen e artë, ndërsa skuadra ruse dominoi në çdo aspekt, duke fituar gjithçka mund të fitohej. Pyetja që lind natyrshëm është përse vallë një test i kryer që në fundin e vitit të kaluar u shfaq pikërisht tani, pra një muaj e gjysmë më vonë, kur “ylli” i patinazhit rus ndihmoi skuadrën e saj për të fituar medaljen e artë në konkurrimin ekipor dhe të njëjtën gjë ka thënë edhe përfaqësuesi i Agjencisë Amerikane të Anti – Dopingut USADA Travis Tygart, që e ka konsideruar këtë si një dështim katastrofik të të gjithë sistemit.

Në lidhje me këtë çështje një legjendë e këtij sporti, si Katarina Witt, e mori menjëherë në mbrojtje patinatoren e re ruse. 56-vjeçarja berlineze e cila falë aftësive të saj të jashtëzakonshëme i dha shekullin e kaluar në Sarajevë dhe Calgary dy medalje të arta Republikës Demokratike Gjermane, deklaroi se Kamila Valieva është një vajzë e re tepër e talentuar, që ka çuditur botën, ndonëse në moshë fare të re. Katarina Witt shtoi se Kamila Valieva i ka mahinitur të gjithë me shkallën e saj të vështirësisë në performancat e saj dhe sipas legjendës së patinazhit është lehtësisht e kuptueshme që në një moshë të tillë vetëm 15 vjec sportistja ruse nuk mund të bëhet me faj për asgjë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...