Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Skandali Horner, Ford kërcënon Red Bull-in

Të tjera hije zgjaten mbi Red Bull. Përveç Formula 1, edhe Ford , partner komercial që nga 2026, ka kërkuar të sqarohet gjithcka në lidhje me hetimin e brendshëm të nisur kundër shefit të skuadrës Christian Horner, që akuzohet për ngacmime seksuale ndaj një vartëseje. Kompania e njohur amerikane ka shprehur shqetësim mbi cështjen, duke konfirmuar se kërkon nga skuadra austriake, të njëjtat standarte të integritetit dhe korrektësisë si të sajat. Por nuk mbaron këtu, prestigjiozja Financial Times bën të ditur se Ford mund të anulloja akordin e ndërmarë me Red Bull.

Lexo edhe: 

E përditshmja britanike këmbëngulë se lamtumira e Ford është një mundësi reale teksa shkruan, “sipas personave që kanë dijeni për natyrën e këtij partneriteti, Ford ka mundësinë për tu shkëputur nga akordi me Red Bull në cdo moment që dëshiron” . Pra bëhet fjalë për një klauzolë të hartuar që një vit më paparë kur u ratifikua kontrata dhe bashkëpunimi mes palëve. Përballë një skenari të tillë, kërkesa për integritet maksimal dhe korrektësi në hetim, e formuluar nga shefi i repartit të Motorsport të Ford, Mark Rushbrook, merr një domethënie dhe ton edhe më të fortë.

Në këtë mënyrë, në pritje që të ketë një qëndim në lidhje me cështjen Horner, është në diskutim një akord i hartuar një vit më parë. Partneriteti mes Red Bull dhe Ford u zyrtarizua në 3 shkurt 2023 në Neë York. Marka amerikane impenjohet për të furnizuar me poëer unit skuadrën austriake duke nisur nga 2025. Një kontratë pesë vjecare me kohëzgjatje minimale deri në 2030, por që tani është në rrezik.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....