Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skandali i basteve në Greqi, 58 të dënuar, ish-presidenti 4 vjet burg

Gjykata e Arbitrazhit në Athinë dha vendimet për skandalin e manipulimit të ndeshjeve, “Koripolis”, i cili shpërtheu në vitin 2011. Janë dënuar në total 58 persona, ndër të cilët ish-presidenti i Asteras Tripoli dhe Olimpiakos Volos, Akiles Beos (ka qenë gjithashtu kryetar bashkie në Volos, është dënuar me 4 vite burg).

Këto vendime janë mbështetur edhe nga UEFA, që ndihmoi në zbardhjen e provave përkrah autoriteteve greke.

“Autoritetet greke filluan hetimin pasi UEFA u dorëzoi një listë prej 41 ndeshjesh të dyshimta në kampionatin vendas. Këto ndeshje u identifikuan nëpërmjet sistemit BFDS, në bashkëpunim me kompaninë Sportradar.

 Në fillimin e hetimeve, UEFA bashkëpunoi me Prokurorinë e Greqisë, ndërsa duket qartësisht se bashkëpunimi dypalësh për të identifikuar dhe përndjekur sjelljet kriminale, është thelbësore për çështje të tilla.

 Përveç bashkëpunimit direkt me forcat policore dhe prokurorinë, UEFA punon gjithashtu me EUROPOL dhe autorete të tjera kombëtare për të nxjerrë kriminelët para ligjit, duke i lejuar UEFA-s që të ndërmarrë masa disiplinore në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase”, – shkruhet në qëndrimin e UEFA-s.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...